Nga Shqipëria / E Diel 10 Maj 2020, 22:10

Rudina tregon si reagoi nëna e saj kur mësoi lidhjen me Markun: Nuk je më vajza ime nëse...

Moderatorja dhe aktorja shumë e komentuar në media, Rudina Dembacaj ishte sot e ftuar në emisionin “Why Not” në RTV Ora ku gjatë intervistës me Roza Latin ka treguar më shumë për lidhjen e saj me Mark Frrokun.

Rudina tregoi se nëna e saj kur mori vesh lidhjen me Mark Frrokun nuk e ka pritur aspak mirë.

“Nëna ime pasi mori vesh marrëdhënien time me Markun, sigurisht nuk e mori fare mirë si çdo nënë shqiptare, oi oi oi, shkuli faqet nja ca kohë, sigurisht kishte shumë merak, por porosia e vetme që më tha nëse ti nuk trajton fëmijët e Markut si Viktorian tënde atëhere nuk do jesh më bija ime”, tregoi Rudina.