Një ngjarje shokuese ka tronditur opinionin turk së fundmi. Futbollisti Cevhar Toktas i ka marrë jetën djalit të tij 5 vjeç, teksa ndodhej në spital. Vogëlushi ishte testuar pozitiv me koronavirus dhe ishte në kujdes intensiv. Mjekët ia atribuan humbjen komplikimeve të frymëmarrjes të shkaktuara nga koronavirusi, por 11 ditë më pas, futbollisti shkoi në komisariat për të dëshmuar të vërtetën.
"I vura një jastëk në kokë djalit tim që ishte shtrirë me shpinë. E mbajta ashtu për 15 minuta. Djali po luftonte për jetën. Kur ndaloi së marri frymë, e hoqa jastëkun. Më pas thirra mjekët për ndihmë, në mënyrë që asgjë të mos ishte e dyshimtë", tregoi futbollisti.

I pyetur për motivin, Toktas u përgjigj: "Unë nuk e kam dashur kurrë që kur ka lindur. Nuk e di pse nuk e dua. E vetmja arsye pse e bëra është sepse nuk e doja. Nuk kam probleme mendore".
Pas rrëfimit të tij, ToktaÅ? u arrestua dhe do të dalë para gjykatës. "Vrasja e një personi të afërt" në Turqi dënohet me burgim të përjetshëm.
