Pak ditë më parë mediat raportuan se moderatorja bukuroshe Nevina Shtylla pas 3 vitesh i ka dhënë fund lidhjes me juristin. Nevina vendosi të reagojë sot gjatë rubrikës "Trotuar", ku me pak fjalë la të kuptohej se ajo ende është e lidhur.

Pasi Edi Manushi e ngacmoi për unazën që ka në gisht, Nevina e tregoi para kamerave duke u shprehur se po i bën qejfin atyre që e pyesin kur do martohesh.

"Një sezon të tërë Edi më thonte kur do martohesh. Tani e vura t'ju bëj qejfin", tha Nevina ndërsa Ervin Kurti ia ktheu: "Sapo na konfirmove që s'je ndarë".
"Jam shumë e lumtur", tha Nevina.




