Nga Shqipëria / E Diel 10 Maj 2020, 20:08

Italia ia doli! Për herë të parë bie drastikisht numri i rasteve të reja me Covid-19

Itali po ia del në luftën kundër Covid-19. Sot numrat kanë rënë drastikisht dhe për herë të parë që prej 9 Marsit, është shënuar numri më i ulët i vdekjeve. 

Sot janë konfirmuar 802 raste të reja dhe 165 vdekje. Për herë të parë që nga fillimi i marsit, rastet e reja kanë shkuar nën 1 mijë.

Italia nga vendi i parë më i prekur nga koronavirusi, tani ka shkuar në vendin e katërt. 

Në vendin e parë është SHBA, e ndjekur nga Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar, ku shifrat janë alarmante.