Nga Shqipëria / E Diel 10 Maj 2020, 17:05

Ky është vendi i parë në botë që hapet plotësisht pas koronavirusit

Vendi i parë në botë që do të hapet plotësisht pas koronavirusit është New South Wales, Australi. Ky shtet u godit më keq nga koronavirusi, me rreth 45 përqind të rasteve dhe vdekjeve të konfirmuara në vend. Megjithatë New South Wales regjistroi vetëm dy raste të reja të shtunën nga rreth 10,000 testime.

Tani që situata duket e qetë qeveria ka vendosur hapjen totale të vendit. 15 maji është data e vendosur për hapjen e bareve, restoranteve, parqeve pishina.

1 milionë qytetarë do të mund t’i rikthehen punës dhe jetës normalisht.

Do të lejohet edhe mbajtja e ceremonive martesore dhe e funeraleve me numër të limituar njerëzish. 

Gjithashtu shkollat do të hapen që nga e hëna, por vetëm duke lejuar studentët të frekuentojnë një ditë në javë.