Nga Shqipëria / E Diel 10 Maj 2020, 16:04

E diela e lirë: Linda Rama fotografohet në park me Zahon

E diela është dita e nënave me fëmijë, të cilët mund të shijojnë një ditë të lirë, në fashën e orarit të lejuar. Në këtë ditë fëmijët mbushën parqet dhe sheshet e qyteteve. Ditën e diel e ka shfrytëzuar për të dalë edhe bashkëshortja e kryeministrit Rama, Linda. 

Linda u fotografua në park së bashku me djalin, Zahon.

Në fotot e publikuara nga "Dritare.net", Zaho shfaqet teksa luan ndërsa Linda kujdeset për të.

Nënë e bir shoqërohen edhe nga njerëz të tjerë, miq apo të afërm.