Nga Shqipëria / E Diel 10 Maj 2020, 16:04

Tha se do të fejohej, Alesia Bami befason me deklaratën e rradhës

Disa ditë më parë në rrjet qarkulluan lajme se Alesia Bami do të fejohet. Gjithçka nisi nga një deklaratë në rubrikën "Trotuar", në "E Diell", ku ajo u shpreh "Do fejohem, do fejohem". (Lexo këtu)

Së fundmi modelja ka reaguar me anë të një statusi në rrjete sociale ku sqaron se i fejuari i saj nuk është një binzesmen (siç qarkullojnë zëra) dhe për më tepër ajo nuk është e fejuar.

“Në ëndrrën time do të doja që i fejuari im të jetë mjek sepse janë njerëzit më të respektuar sot, e jo një biznesmen që nuk i dihet e ardhmja në këtë krizë mondiale.

Vërtetë unë kam një dyqan ku e kam shpjeguar disa herë si e kam hapur dhe ku me situatë e krijuar po mundoma ta menaxhoj sa më mirë, duke mos i humbur shpresat t’ia dal vete.

Sot mua më bënë të fejuar dhe pse jam 20-vjeçe, por e keqja qëndron tek fakti që i fejuari im “inegzistent” më paska ndihmuar për gjithçka. Unë jam egoiste që në jetë të kem arritjet profesionale dhe të pozicionohem për atë që jam vërtetë.

Ky lajm e bën fejesën si diçka të pavlerë, kur ajo është shumë sublime e cila ka momentin e duhur sepse është hapi i parë për një sipërmarrje shumë të fortë e të bukur”, ka shkruar Alesia.