Nga Shqipëria / E Diel 10 Maj 2020, 12:12

Armina Mevlani tregon planet për fëmijë: Dua ta kem si shoqe

Blogerja Armina Mevlani në një intervistë për "Prive", në rubrikën "Kutia e pyetjeve" ka treguar të reja nga jeta e saj private. Siç dihet Armina është prej gati 10 vitesh në një lidhje me Shkëlzen Berishën dhe çifti janë të fejuar.

Një ndër pyetjet që iu drejtua blogeres ishte: "Kur mendon të bëhesh nënë?". Ajo tregoi se për momentin i duhet të udhëtojë dhe të punojë shumë prandaj ende nuk ka marrë një vendim. Megjithatë shprehet se nuk do që kjo të ndodhë shumë vonë pasi do që ta ketë si shoqe/shok fëmijën.

"Kjo është një pyetje që ma bëjnë shpesh, jam ende në të njëzetat, jam 28 vjeç, mendoj që është dhe çështje zgjedhjeje por unë dua patjetër që kur të kem një fëmijë, të përgjigjem për atë fëmijë 100% dhe të shpenzoj kohën. Nuk dua që të largohem për punë ose të udhëtoj kaq shumë sa ç'po udhëtoj për momentin.

Duke qenë se kam dhe projekte pune që më kërkojnë të udhëtoj dhe të cilat ende nuk kanë dalë në dritë, prandaj nuk e kam marrë këtë vendim. Sigurisht nuk dua të jetë shumë vonë sepse dua ta gëzoj, duke qenë dhe unë në një moshë të re, pra ta kem si shoqe ose si shok", u përgjigj Armina.