Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se brenda 24 orëve të fundit janë kryer 170 testime dhe janë konfirmuar 12 raste të reja me Koronavirus. Numri i përgjithshëm i të infektuarve në vendin tonë ka shkuar në 868.
Nga 12 rastet e reja 8 janë në Tiranë, 2 në Kamëz, 1 në Krujë dhe 1 në Fier. Lajmi i mirë është se për më shumë se 10 ditë nuk ka pasur asnjë humbje jete nga Koronavirusi.
Në dy spitalet Covid janë të shtruar 29 pacientë dhe vetëm 4 prej tyre janë në terapi intensive.
