Nga Shqipëria / E Shtunë 9 Maj 2020, 15:03

Frikë në Shtëpinë e Bardhë/ 11 agjentë të Shërbimit Sekret dalin me Koronavirus

Që nga mbrëmja e së Enjtes 11 anëtarë të Shërbimit Sekret të SHBA-së kanë rezultuar pozitivë me Koronavirus. "Yahoo News" bën me dije se 60 punonjës të tjerë janë vetëkarantinuar.

Sipas dokumentave të Departamentit të Sigurisë së Brendshme, 23 anëtarë të kësaj agjencie janë shëruar nga sëmundja. Ende nuk dihet nëse punonjësit që kanë rezultuar pozitivë kanë punuar te Shtëpia e Bardhë apo nëse kanë pasur kontakt me presidentin Donald Trump ose me zëvendës presidentin, Mike Pence, megjithatë frika është rritur.

Të dy testohen rregullisht për Koronavirusin por deri tani asnjëri nuk ka rezultuar pozitiv. Trump ka deklaruar këtë javë se nuk do të bëjë më teste çdo javë, por çdo ditë.

Burimi: "Yahoo News"