Nga Shqipëria / E Shtunë 9 Maj 2020, 16:04

Pas një viti punë, Rama tregon kur do të legalizohet hashashi në vend

Ditën e sotme në konferencën e mbajtur në Ditën e Europës, kryeministri Edi Rama u shpreh se për pak kohë do të jetë gati drafti për legalizimin e prodhimit të hashashit për qëllime mjekësore. Ai njoftoi se për këtë është konsultuar me ekspertë vendas dhe të huaj.

"Kemi thuajse një vit që punojmë nuk bëjmë asnjë punë pa u konsultuar me ekspertë vendas dhe të huaj. Nuk kemi ardhur të shpikim, por të mësojmë sa më shumë nga të tjerët. Shumë shpejt do të jetë gati dhe do të hapet për diskutim publik, ashtu si drafti i amnistisë fiskale", u shpreh Rama.