Nga Shqipëria / E Shtunë 9 Maj 2020, 17:05

Nuk pyesin për karantinën: VIP-at shqiptarë nisin plazhin

Qeveria ka njoftuar se si masë parandaluese për Covid-19, hyrja në plazhe është rreptësisht e ndaluar, së paku deri në një njoftim të dytë. Megjithatë disa nga VIP-at shqiptarë duket se nuk duan t'ia dinë aspak për karantinën dhe për rregullat. Duke mos i rezistuar dot diellit të pranverës, kanë nisur plazhin dhe fotot në rrjete sociale nuk kanë të sosur.

Balerina Alba Hoxha ka nisur plazhin. Ditën e sotme ajo publikoi në profilin e saj të Instagramit një video nga plazhi në Dhërmi:

Këngëtarja Anxhelina Hadërgjonaj ndodhet në Vlorë që prej disa ditësh. Ajo ka nisur plazhin dhe ka publikuar vazhdimisht foto nga më të ndyshmet, teksa shijon detin dhe diellin pranveror:

Personazhe të tjerë të njohur që janë në plazh janë:  Rovena Dilo, Sinan Hoxha, Mariza Ikonomi, Romeo Veshaj, Jonida Maliqi, Suada Daci.

Qytetarët nuk kanë reaguar aspak mirë me "hapjen e sezonit të plazhit" vetëm për VIP-at. Komentet kritikuese janë të shumta, të tilla si: "Jam kurioze si ikni nga Tirana në jug se ne njerëzit e thjeshtë nuk na lënë nga një lagje në tjetrën. Si ka mundësi? Ndërsa ju jeni 20 veta bashkë", "Sa mirë që iu paska dalë autorizimi për plazh, ndërkohë që Tirana është e izoluar me postblloqe.Ju me siguri jeni duke punuar fort", "Kështu e bëni karantinën"; këto e shumë të tjera.

Ndërkohë jo më larg se sot një i ri është ndaluar të lahet në det nga policia në plazhin e Drimadhes. E njëjta gjë ka ndodhur dhe disa ditë më parë me disa banorë në Durrës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Alba Hoxha (@albahoxha1) on