Konkurrentja e rubrikës "Përputhen", është e ftuar sot në emisionin "Pop Culture", në një intervistë me Dojna Memën. Gjatë intervistës, Antoneta u shpreh se djemtë intrigohen nga Ina, e cila ishte konkurrente në program, por në fund, dashurohen me një tip si ajo.

"Ndoshta djemtë intrigohen më shumë nga një vajzë si Ina, sepse i duket pak më e vështirë, por në fund dashurohen me vajzat si Antoneta", u shpreh Antoneta.

Më tej, Antoneta u shpreh se ajo dhe Ina kanë krijuar shoqëri me njëra-tjetrën edhe pse janë karaktere të ndryshme.



