Nga Shqipëria / E Shtunë 9 Maj 2020, 18:06

La makinat luksoze dhe tani udhëton me tren, jeta e re në Amerikë e Trejsi Sejdinit

Trejsi Sejdini, modelja e shpallur Miss Universe Albania, prej kohësh ka lënë Shqipërinë dhe ka nisur një jetë të re në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Atje Trejsi punon si modele përkrah fotografit të njohur Fadil Berisha.

Në një lidhje me skype për emisionin "Pop Culture", Trejsi tregoi se jeta e saj në Amerikë ka ndryshuar shumë dhe nuk bën më të njëjtën jetë luksoze si në Shqipëri.

"Këtu jeta është shumë ndryshe të gjithë përdorin Uber (një lloj taksie) ose tren ekspres, të gjithë njerëzit e pasur përdorin këto, jo makinat e shtrenjta. Edhe pse unë për herë të parë kam hipur në tren këtu", rrëfeu Trejsi.