Këngëtarja me famë botërore, Adele i ka habitur të gjithë me transformimin e saj në pamje. Vetëm pak ditë më parë, Adele publikoi një foto ku falenderonte për urimet në 32-vjetorin e lindjes të gjithë i kishin sytë tek trupi i saj elegant.

Trajneri personal i këngëtares, Peta Geraciomo, ka treguar se Adele nuk i është nënshtruar asnjë operacioni, por gjithçka është arritur falë një diete të kufizuar me kalori.

“Ajo është marrë shumë me ushtrime fizike dhe është ushqyer shëndetshëm. Pinte lëng jeshil çdo ditë. Unë shoh që Adele është kthyer në trend këto ditë dhe njerëzve u duket e mrekullueshme që ajo humbi peshë. Por pesha juaj nuk e përcakton bukurinë tuaj", tha trajneri.



