Armina Mevlani ka zbuluar më shumë për jetën e saj në intervistën e fundit për "Prive". "Sa të dashur ke patur në të kaluarën pa qenë e famshme?", ishte një nga pyetjet që e bëri Arminën të fliste për jetën e saj private para lidhjes me Shkëlzenin.

Fashionistja e cila njihet për klasin dhe elegancën tregoi se dikur shoqet e tallnin se nuk kishte të dashur. Armina rrëfeu se ajo ka dalë në adoleshencë me djem, por nuk kishte krijuar një lidhje.

"Përpara se unë të isha e famshme, nuk mund të them që kam patur të dashur në kuptimin e plotë të fjalës. Unë kam patur vetëm shok adoleshence, me të cilët kam dalë, por nuk mund të quhen lidhje. Madje shumë shpesh, shumë shok dhe shoqe më kanë tallur sepse unë bashkë me shoqen time të ngushtë nuk kishim një të dashur (në fjalën e mirëfilltë të dashur) deri shumë vonë. Kjo nuk ndodh se unë jam kundra, por sepse doja me patjetër të gjeja një njeri që më përshtatej", u shpreh Armina.
Kujtojmë që Armina prej gati 10 vitesh është në një lidhje me Shkëlzen Berishën dhe çifti janë të fejuar.






