Për shkak të masave që janë marrë për menaxhimin e krizës së shkaktuar nga koronavirusi, larja në det vazhdon të jetë e ndaluar deri në një njoftim të dytë. Por qytetarët kjo nuk i ka ndalur që të nisin plazhin, të futen në det e të marrin rreze dielli.
"Abc News" ka publikuar disa pamje të filmuara me dron ku policia shihet teksa ndjek disa plazhistë në Drimadhes. Në video shihet zona e bregdetit e shkretuar pa asnjë pushues veç atyre që po ndiqen nga policia.
Kujtojmë që gjatë ditës së sotme gjithashtu një i ri u ndalua të lahej në det. Ai ishte duke bërë banjo dielli dhe kërkoi të lahej në det por efektivi i policisë nuk e lejoi.
