Dj Sardi është komentuar shpesh për jetën private edhe pse gjithnjë ka preferuar ta ruajë larg syrit të publikut. Pak muaj më parë u zbulua në emisionin "Thumb", se Sardi ka nisur një lidhje të re dhe u tha se partnerja e tij nuk është personazh publik.

Ditën e sotme Sardi e ka konfirmuar lidhjen duke publikuar për herë të parë një foto me të dashurën.

Në foto shihet Sardi dhe vajza në fjalë duke u relaksuar në breg të detit e duke shijuar rrezet e diellit.

Sardi ka preferuar të mos e bëjë publik identitetin e partneres.





