Nga Shqipëria / E Shtunë 9 Maj 2020, 19:07

E mbajti të fshehtë prej kohësh, Dj Sardi pozon për herë të parë me të dashurën

Dj Sardi është komentuar shpesh për jetën private edhe pse gjithnjë ka preferuar ta ruajë larg syrit të publikut. Pak muaj më parë u zbulua në emisionin "Thumb", se Sardi ka nisur një lidhje të re dhe u tha se partnerja e tij nuk është personazh publik.

Ditën e sotme Sardi e ka konfirmuar lidhjen duke publikuar për herë të parë një foto me të dashurën.

Në foto shihet Sardi dhe vajza në fjalë duke u relaksuar në breg të detit e duke shijuar rrezet e diellit. 

Sardi ka preferuar të mos e bëjë publik identitetin e partneres.