Nga Shqipëria / E Shtunë 9 Maj 2020, 18:06

Misioni përfundoi me sukses: Rikthehen nga Italia 60 infermierët shqiptarët

Pasditen e sotme janë rikthyer në atdhe 60 infermierët shqiptarë që shkuan në Itali për të ndihmuar në luftën kundër Covid-19. Grupi që u rikthye sot u pritën në aeroportin e Rinasit nga zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli.

Ishte Ogerta Manastirliu që nëpërmjet një statusi në Facebook bëri të ditur rikthimin e infermierëve në Shqipëri.

"Ka përfunduar me sukses misioni i grupit të dytë të 60 infermierëve që shërbyen në ndihmë të popullit mik italian. Infermierët tanë janë kthyer shëndosh e mirë në Shqipëri, pas misionit humanitar në spitalet covid zonën e Marche në Itali. Krenare Për Infermierët", shkruan Manastirliu.

Në total Shqipëria dërgoi 90 mjekë dhe infermierë në Itali në misionin humanitar kundër COVID-it.