Kryeministri Edi Rama në konferencën e mbajtur në Ditën e Europës me Ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca u shpreh se procesi i riatdhesimit do të lehtësohet. Duke filluar nga dita e Hënë nuk do të jetë më e nevojshme që të riatdhesuarit të karantinohen në hotele por në kushte shtëpie.
“Do të lehtësojmë riatdhesimin pasi ky ishte një nga problemet e mëdha që kishim. Duke filluar nga dita e hënë nuk do të jetë më e nevojshme që të riatdhesuarit të karantinohen në hotele, por në kushte shtëpie.
Qëllimi ynë është që deri në fund të kësaj jave që vjen të kemi relaksim të mëtejshëm dhe pas 18 majit të lehtësojmë gjerësisht lëvizjen. Por nëse do të kemi rritje të numrave do të na duhet të bëjmë hapa pas, dhe që ti shmangemi kësaj duhet të respektojmë masat dhe të mbrojmë Shqipërinë në këtë proces hapjeje”, tha kryeministri.
