Sipas një studimi kinez, në spermën e disa burrave të infektuar janë gjetur gjurmë të Koronavirusit, duke rritur kështu mundësinë që virusi të transmetohet seksualisht.
38 pacientë burra ofruan monstrat e tyre në spitalin Komunal në Shangqiu dhe në gjashtë prej tyre u gjetën prova të virusit. Nga këto gjashtë burra, katër ishin ende të infektuar ndërsa dy ishin duke u shëruar.
"Nuk është për t'u habitur që virusi është gjetur në monstrat e spermës, pasi është gjetur gjithashtu dhe në jashtëqitje dhe në lëngje të tjera të trupit", është shprehur Dr. Ryan Berglund, një urolog.
Studiuesit kinezë kanë vënë në dukje se 27 viruse të ndryshme janë gjetur në spermën e njeriut. Megjithatë Berglund dhe ekspertë të sëmundjeve infektive theksojnë se kjo nuk përbën prova konkrete që Covid-19 mund të transmetohet seksualisht.
Dr.Amesh Adalja, një studiues i vjetër në qendrën Hopkins për Sigurinë Shëndetësore tha: "Fakti që materiali gjenetik i Koronavirusit gjendet në spermën e pacientëve meshkuj është një gjetje tepër e rëndësishme, e cila do të ketë nevojë për studim të mëtejshëm."
Si përfundim, ndonëse gjurmë të virusit janë gjetur në spermë studiuesit ende nuk kanë arritur në një vendim përfundimtar, megjithatë theksojnë se kjo duhet të merret si paralajmërim dhe të bëhen sa më shumë kërkime.
Burimi: "CBS News"
