Reperi i njohur nigerian-britanik, Ty ka humbur jetën në moshën 47-vjeçare nga Koronavirusi. Ai u shtrua në spital në fillim të muajit Prill dhe më pas u vendos në gjendje kome të induktuar.

Ty u largua nga njësia e kujdesit intensiv me datë 19 Prill pasi gjendja e tij po përmirësohej. Mirëpo fatkeqësisht komplikacionet i shkaktuan pneumoni dhe shëndeti i reperit u përkeqësua.

Trupi i tij nuk ka mundur të luftojë më. Miqtë, familjarët dhe fansat janë të shkatërruar nga vdekja e tij. Ty është shumë i njohur për albumin e tij "Upwards" (2003) dhe pas tij ka publikuar dhe tre albume të tjerë solo, i fundit në vitin 2018.
Burimi: "The Guardian"





