
Reperja e njohur Tayna ka akuzuar për kopjim reperen gjermane, Shirin David. Në këngën e saj të fundit ajo thotë "Arghhh", një pasthirrmë e përdorur në çdo këngë të Taynës.
Reperja shprehet se zëri që ka përdorur Shirin në video është i saj dhe si rrjedhojë kërkon t'i japë meritat. “Hey ms Brazilian butt lift, të paktën më jep merita që ke përdorur zërin tim”, i shkruan Tayna teksa i ka bërë dhe tag në postim.
Kujtojmë se Tayna para pak ditësh theu karantinën dhe udhëtoi për në Zvicër, ku dhe ndodhet momentalisht. Ajo po punon për videoklipin e saj të ri.