Pasditen e sotme deputeti Ervin Bushati ishte në një lidhje direkte për emisionin "Rudina". Gjatë intervistës ai i kujtoi moderatores kohën e gjimnazit, duke treguar se kanë qenë të dy te "Qemal Stafa".

Bushati u shpreh se Rudina ishte dhe vazhdon të mbetet vajza simbol e "Qemal Stafa". Ai dhe moderatorja kishin një apo dy vite diferencë me njëri-tjetrin.

"Ke qenë një vajzë simbol dhe vazhdon e je vajza simbol e “Qemal Stafës”. Po kemi qenë o me një vit, o me dy vite diferencë bashkë, kështu që të mbaj mend shumë mirë. Rudina, ti mbahesh mend dhe ke për t’u mbajtur mend gjithmonë", u shpreh deputeti.

"Ua, ky detaj më paska shpëtuar dhe më vjen shumë inat. Ndoshta duhet t’u rikthehem fotove të Gjimnazit, se aty duhet të jemi diku. Detaj i bukur ky, më pëlqen. Ervin është hera e parë që komunikojmë sëbashku se ndoshta do ta kisha mësuar më herët këtë detaj", u përgjigj Rudina.



