Nga Shqipëria / E Premte 8 Maj 2020, 21:09

E trishtë/ Ndahet nga jeta mjeku i njohur shqiptar

Ditën e sotme është ndarë nga jeta mjeku i njohur vlonjat Kristaq Bisholla. Lajmin e trishtë e ka bërë me dije "Vlora News" dhe shkruan se ai ishte një ndër mjekët më me zë në qytet.

Përpos mantelit të bardhë, Bisholla ishte qytetar model dhe aktiv në jetën sociale dhe politike të vendit, anëtar i këshillit bashkiak. Në vitin 2003 ai ishte kandidat për kryetar bashkie.

Burimi: "Vlora News"