Nga Shqipëria / E Premte 8 Maj 2020, 21:09

Kthimi në universitete/ Si do të bëhen provimet e studentëve

Drejtori i Laboratorit të Mikrobiologjisë në QSUT, njëkohësisht dhe anëtari i Komitetit Teknik, Andi Koraqi në një intervistë për "ABC News" ka folur rreth kthimit të studentëve në auditore. Ai u shpreh se kthimi i tyre nuk është i detyrueshëm pasi bëhet fjalë vetëm për konsultime.

Përsa iu përket provimeve ai bëri me dije se ekziston mundësia të bëhen online, megjithatë ende nuk është vendosur. “Vendimi është marrë vetëm për ata që mbarojnë. Dhe nuk është i detyrueshëm pais është vetëm për konsultime. Provimi është i detyrueshëm. Metoda e provimit ende nuk është vendosur. Është një opsion që provimet mund të bëhen online”, tha Koraqi.

Minuti: 5:48