Para pak ditësh reperja e njohur Loredana publikoi këngën më të re, të titulluar "Nicht verdien", në bashkëpunim me Capital Bra. Kënga është menduar të jetë dedikim për ish-in e reperes, Mozzikun, pasi vetë teksti flet për një dashuri të përfunduar.

"Sa herë kam luftuar për ne të dy? Sa herë më the bota është e jona? Sa herë e kam ulur kokën për ty? Kjo për ty ishte dobësi e ndërsa për mua respekt", këndon Loredana.

Kënga është pritur shumë mirë nga publiku shqiptar dhe gjerman. Vetëm brenda pak ditësh "Nicht verdien" ka zënë vendin e parë në listat muzikore në Gjermani. Lajmin e bukur e ka dhënë Loredana përmes një postimi në Instastory ku falenderon publikun për gjithë mbështetjen.





