Ditën e sotme Këshilli i Ministrave vendosi që Teatri Kombëtar të kalojë në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Bashkia do të ketë po ashtu në pronësi dhe sipërfaqen rreth tij.
Pas këtij vendimi aktori Neritan Liçaj ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama. Ai ka publikuar në llogarinë e tij të Facebook-ut vendimin e Këshillit të Ministrave dhe shkruan se teatri do të jetë varri i tij.
“Ja çfarë bën karakatina kryeministër në kohë pandemie… Po kur të duash të vish pleh...aty na ke.Do e pësosh me keq se në 24 Korrik. Teatri do jetë varri yt dhe ti e di”, shkruan aktori.
