Nga dita e Hënë, datë 11 Maj do të hapen parukeritë, berberët, dentistët dhe qendrat tregtare. Mnistrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka firmosur së fundmi urdhërin që tregon se këto biznese do të fillojnë punën nga ora 8:00 deri në 17:30, pra do qëndrojnë hapur 9 orë e gjysmë.
“Lejohet të ushtrojnë veprimtarinë e tyre, bizneset e mbyllura sipas listës bashkangjitur Urdhrit të datës 20.03.2020 për mbylljen dhe kufizimin e lëvizjeve, të ndryshuar duke filluar nga 11 Maji brenda fashës orare 08:00-17:30′, thuhet në vendim.

