Ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka treguar ditën e sotme planin e masave lehtësuese deri më datë 1 Qershor. Ajo u shpreh se në rast se nuk kemi rritje të rasteve dhe situata vazhdon të mbetet e qëndrueshme, në datë 1 Qershor do të hapen çerdhet dhe kopshtet publike.
“Dëshiroj të ndalem këtu, duke theksuar nevojën e një vlerësimi të thellë dhe shumë të kujdesshëm të kushteve higjeno-sanitare për çdo strukturë të kopshteve dhe çerdheve dhe standardeve qe duhet të plotësojnë për të mirëpritur fëmijët në këto institucione me rregullat e reja. Protokollet e sigurisë do të bëhen të njohura në ditët në vijim, ku dhe do të ngarkohen për zbatim të gjithë institucionet përgjegjëse për plotësimin e tyre deri në këtë datë”, u shpreh Manastirliu.
