Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën "Don Bosko", Tiranë. Një mjet me drejtues shtetasin H.M ka aksidentuar biçiklistin 17-vjeçar, me iniciale A.M. Për momentin ai ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policië:
Më datë 08.05.2020, rreth orës 17:20, në rrugën “Don Bosko”, një mjet me drejtues shtetasin H.M., ka aksidentuar biçiklistin A.M., 17 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
