Nga Shqipëria / E Premte 8 Maj 2020, 17:05

Në pritje të ëmbël, a do të rikthehet Arbana Osmani me 'Dua të të bëj të lumtur'

Ditën e djeshme moderatorja shumë e dashur për publikun, Arbana Osmani dha lajmin e bukur se ajo dhe Eduart Grishaj do të bekohen me një fëmijë. Arbana e bëri publik lajmin në ditën e ditëlindjes së saj dhe Eduartit, më 7 maj. 

Pas lajmit për pritjen e ëmbël, fansat ishin në dyshime nëse Arbana do i vazhdojë xhirimet e emisionit. Por këtë Arbana e ka sqaruar me videot e fundit të postuara në Instagram.

Moderatorja shfaqet në studion e saj në Top Channel dhe bën të ditur se emisioni do të rikthehet, ashtu siç kishte premtuar, nga 16 maji.

“Jam shumë e lumtur që do të fillojmë, jam shumë e lumtur që do të jemi bashkë të shtunave. Do të keni programin tuaj të preferuar. Do ta kemi shumë të vështirë për ta realizuar, por do t’ia dalim”, shprehet Arbana.