Andrra dhe Sinan Hoxha, çifti shumë i dashur për publikun pas disa javësh të vetëkarantinuar në shtëpinë e tyre, këtë fundjavë kanë vendosur të udhëtojnë.

Andrra i ka plotësuar dëshirën Sinanit dhe çifti kanë shkuar në fshat.

"Nuk i ndahet shpirti nga fshati", shkruan Andrra për Sinanin teksa çifti shfaqen duke bërë një shëtitje.

Kujtojmë që Andrra së fundmi kishte ditëlindjen dhe e festoi në shtëpi me Sinanin dhe Ansin.




