Së fundmi Fieri është futur sërish në hartën Covid. Një tjetër rast me koronavirus është shënuar në këtë rreth dhe bëhet fjalë për një farmacist.
"Abcnews.al" mëson se rasti më i ri është kontakt i gruas shtatëzënë që u konstatua pak ditë më parë, e cila u infektua pasi vizitoi prindërit e sëmurë me koronavirus në Tiranës.
Gruaja në fjalë ishte shtatzënë, ndërsa infektoi edhe djalin 2 vjeç si edhe vjehrrën.
