Nga Shqipëria / E Enjte 7 Maj 2020, 16:04

Do rrimë nga 2 metra larg/ Del protokolli për baret e restorantet që do hapen nga 18 Maji

Pas 2 muajsh izolim, për herë të parë nga 18 maji do kemi mundësinë të ulemi në lokal e restorant, të shkojmë te dentisti e të blejmë në qendra tregtare. Mirëpo kjo hapje e këtyre bizneseve vjen edhe me masa të rrepta sigurie e pastërtie. Ministria e Shëndëtësisë ka publikuar në E-Albania protokollet e reja të sigurisë për baret e restorantet, qendrat tregtare dhe dentistët.

Në çdo bar do të ketë në hyrje dezinfektues duarsh. Subjekti bar – kafe ose restorant duhet të vendosë në sipërfaqen e ambientit të hapur tavolinat, në atë mënyrë, që distanca nga pjesa e pasme e një karrige në pjesën e pasme të një karrige tjetër të jetë të paktën 1 m larg, e për rrjedhojë, klientët ta shohin përballë njëri – tjetrin nga një distancë prej të paktën 2 m.

Baret dhe restorantet do të punojnë deri në fashën e orarit të lejuar për të gjithë 05:00-17:30 dhe vetëm në pjesën e jashtme të tij. 

Protokolli për baret dhe restorantet 

Protokolli për klinikat dentare

Protokolli për qendrat tregtare