Çifti shumë i dashur për publikun, Klea Huta dhe Elgit Doda do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë. Moderatorja është në pritje të një djali dhe periudha e shtatzënisë është drejt fundit.

Klea është treguar shumë aktive në rrjete sociale dhe ka publikuar foto me barkun e rrumbullakosur. Po ashtu ajo shpesh publikon momente nga më të veçantat, duke ndarë me ndjekësit emocionet e pritjes së ëmbël.

Vetëm së fundmi me anë një postimi në Instagram, Klea ka treguar se ka blerë krevatin për vogëlushin. Mbi krevat ndodhet dhe një kostum i bukur, të cilin me siguri foshnja do e veshë sapo të vijë në jetë. "Mami mezi po pret të të takojë", ka shkruar moderatorja krahas fotos.







