Ditën e djeshme reperja e njohur Tayna ishte në qendër të vëmendjes së mediave. Ajo theu karantinën dhe u nis për në Zvicër, ku do të xhirojë klipin e saj të ri.

Së fundmi Tayna ka bërë dhe një ndryshim në look, me të cilin do të shfaqet dhe në videoklip. Reperja ka hequr dorë nga flokët rozë dhe tani është kthyer në bjonde platin.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Tayna bën ndryshime në look gjatë kësaj periudhe. Vetëm pak kohë më parë ajo shkurtoi flokët.









