Nga Shqipëria / E Enjte 7 Maj 2020, 18:06

E trishtë/ Ndahet nga jeta i madhi Maks Velo

Arkitekti, piktori dhe shkrimtari i njohur Maks Velo është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare. Ai vuante nga anemia dhe prej disa ditësh ishte shtruar në QSUT.

Maks Velo u lind në Paris më 31 Gusht të vitit 1935. Pas lindjes së tij familja e tij u kthye në Shqipëri në Korçë, ku Velo kaloi fëmijërinë. Ai është autor i botimece "Kokëqethja", "Palltoja e burgut", "Thesi i burgut", "Paralele për arkitekturën" e të tjera. Si artist ai ka krijuar në disa gjini të artit si në pikturë, prozë, poezi dhe publicitikë.

Gjatë regjimit komunist ai vuajti dëninim në burgje dhe për këtë arsye një pjesë e madhe e krijimtarisë së tij i dedikohet lirisë. Velo ishte një ndër 175 arkitektët më të mirë në botë.