Nga Shqipëria / E Enjte 7 Maj 2020, 16:04

'Sanem' ndahet nga biznesmeni dhe lidhet me aktorin që e shohim në serialin e TV Klan

Aktorja turke, Demet Ozdemir duket se nuk i ka punët mirë me çështjet e zemrës. Së fundmi ajo ka qenë në vëmendje të mediave turke për jetën e saj private. Vitin e kaluar, aktorja 28-vjeçare u përfol për një lidhje me Can Yaman, lidhje e cila më vonë u konfirmua. Shumë shpejt çifti i dhanë fund romancës së shkurtër. 

Në fillim të këtij viti, Demet nisi një lidhje me një biznesmen turk. Gjithçka dukej se po shkonte mirë pasi u tha se aktorja ishte prezantuar edhe me prindërit e partnerit. Mirëpo edhe kjo lidhje përfundoi me ndarje.

Së fundmi mediat turke bëjnë të ditur se Demet është lidhur me aktorin turk Kerem Bursin. Ky i fundit është shumë i njohur në Shqipëri me rolin e tij në serialin "Dyshja fantastike", i transmetuar në TV Klan.

Sipas mediave turke çifti është në fazat e fillimit të një lidhjeje dhe po njohin njëri-tjetrin.

Kujtojmë që Demet u bë shumë e famshme me rolin e "Sanemit" në serialin "Erkenci kus".