Nga Shqipëria / E Enjte 7 Maj 2020, 14:02

Dy vajzat e njohura të showbizit i japin fund lidhjes

Dy vajzat shumë të komentuara për lidhjen e tyre që bëri bujë në media, modelja Cara Delevingne dhe aktorja Ashley Benson i kanë dhënë fund lidhjes.

Burime për revistën "People", bëjnë të ditur se dy vajzat janë ndarë pas dy vitesh së bashku. 

"Cara dhe Ashley kishin gjithmonë ulje-ngritje në lidhjen e tyre, por tani ka përfunduar", tha burimi.

Hera e fundit kur dy vajzat i pamë bashkë ishte në muajin Mars, ku me një video në Tik Tok treguan se ishin izoluar së bashku.

Lidhja e Caras dhe Ashleyt u shoqërua me një sërë komentesh negative, por dyshja e vazhduan historinë e tyre të dashurisë. Madje ato bënë edhe tatuazh inicialet e emrave të tyre.