Nga Shqipëria / E Enjte 7 Maj 2020, 11:11

E fundit/ 10 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë shënuar 10 raste të reja me koronavirus në vendin tonë. Kështu numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 842. 

Në 24 orët e fundit janë testuar 275 persona të dyshuar, nga të cilët 10 kanë rezultuar të infektuar, 3 në Tiranë, 3 në Krujë, 2 në Shkodër dhe 2 në Kamëz.

Në të gjithë vendin aktualisht janë 206 persona aktiv me Covid-19. 605 janë të shëruar.

Tek të dy spitalet aktualisht po marrin shërbim 38 pacientë, 7 prej tyre po marrin kujdesin e duhur.