Pamje 'apokaliptike' kanë parë banorët e kryeqytetit të Nigerisë. Në Niamey vendi është përfshirë nga një stuhi masive rëre që ka 'përpirë' ndërtesa e pemë që i ka dalë para.

Qytetarët e kanë përshkruar eventin 'apokaliptik' teksa kanë nxituar të bëjnë foto e video që po bëjnë xhiron e rrjetit.

Erërat që sjellin rërë me vete nuk janë një gjë e pazakontë përreth Afrikës Perëndimore gjatë stinës së thatë, që zakonisht zgjat nga janari deri në prill. Stuhitë e rërës ndodhin kur një sasi e madhe rëre ngrihet në ajër si pasojë e shtrëngatave që krijohen në atmosferë, dhe më rëra e ngritur në ajër mund të udhëtojë për qindra kilometra.
Tempête de sable à Niamey... pic.twitter.com/ct5Pm3OjVY
— Doulaye Bonkano (@doulayeb) May 4, 2020
