Nga Shqipëria / E Enjte 7 Maj 2020, 10:10

Pamje 'apokaliptike': Stuhia me rërë pushton qytetin (Video)

Pamje 'apokaliptike' kanë parë banorët e kryeqytetit të Nigerisë. Në Niamey vendi është përfshirë nga një stuhi masive rëre që ka 'përpirë' ndërtesa e pemë që i ka dalë para. 

Qytetarët e kanë përshkruar eventin 'apokaliptik' teksa kanë nxituar të bëjnë foto e video që po bëjnë xhiron e rrjetit.

Erërat që sjellin rërë me vete nuk janë një gjë e pazakontë përreth Afrikës Perëndimore gjatë stinës së thatë, që zakonisht zgjat nga janari deri në prill. Stuhitë e rërës ndodhin kur një sasi e madhe rëre ngrihet në ajër si pasojë e shtrëngatave që krijohen në atmosferë, dhe më rëra e ngritur në ajër mund të udhëtojë për qindra kilometra.