Nga Shqipëria / E Mërkurë 6 Maj 2020, 17:05

Lajmi i mirë/ Rama: Këto mjete të transportit nuk do të paguajnë taksa vjetore

Me anë të një statusi në llogarinë e tij të Facebook-ut, kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm të mirë. Ai ka bërë me dije se Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve dhe Transportit Rrugor me të ardhurat e veta do të mbulojë 100% taksën vjetore për 7.204 mjete.

Njoftimi i plotë:

Ministria e infrastrukturës dhe energjisë, sjell një shembull të shkëlqyer solidariteti nga dpshtrr për sektorin e transportit rrugor të pasagjerëve.

Një rast i bukur ku një ent publik me vetëfinancim, nisur dhe nga rezultatet e mira për 2019-ën ofron, nga të ardhurat e veta të akumuluara, të mbulojë 100% taksën vjetore (tvmp), për gjithë vitin 2020, për 7,204 mjete!

Nga kjo paketë solidare e dpshtrr-së në vlerën 170,194,500 lekë përfitojnë 7,204 mjete të kategorisë:
-Autobus (mbi 8+1),
-Transport qytetës,
-Transport rrethqytetës,
-Transport ndërqytetës,
-Shërbime të rastit (turistik brenda e jashtë vendit),
-Ndërkombëtar të rregullt,
-Transport për personele,
-Transport për llogari të subjekteve brenda e jashtë vendit!

Ky akt mbështet njëkohësisht subjektet e lartpërmendura, buxhetin e shtetit dhe direkt bashkitë!

Institucionet përgjegjëse do të mundësojnë që brenda majit kjo paketë të hyjë në fuqi!

Ps: ata që i kanë paguar, do të kompensohen në momentin e pagesës së tvmp pasardhëse!