Nga Shqipëria / E Mërkurë 6 Maj 2020, 17:05

U nda nga juristi, Nevina Shtylla tregon se ç'kërkon nga një partner

Moderatorja simpatike e ekranit Nevina Shtylla po tregohet shumë aktive në rrjete sociale gjatë ditëve të karantinës. Ajo po iu kushton një pjesë të mirë të kohës ndjekësve të saj dhe së fundmi ka realizuar një mini-intervistë në Instastory.

Moderatorja iu ka kthyer përgjigje pyetjeve nga më të ndryshmet që i kanë drejtuar. Një ndër ndjekësit e ka pyetur nëse do e zgjidhte një partner ndonëse ai nuk do të ishte mirë nga ana ekonomike.

Nevina ka treguar se për të është e rëndësishme që partneri të jetë ambicioz dhe do e kalonin bashkë çdo vështirësi. Ajo kërkon dikë që të ketë synime për veten.  

“Do zgjidhja një partner ambicioz. Do isha e bindur që do mund të kalonim çdo vështirësi. Po nuk pati synime për veten e vet, as pres të ketë për mua apo për marrëdhënien dhe të ardhmen tonë”, është përgjigjur moderatorja.

Kujtojmë se pak ditë më parë Nevina deklaroi ndarjen nga partneri i saj, juristi Arbër Myftari. Dyshja ishin bashkë që prej tre vitesh dhe bashkëjetonin prej më shumë se një viti në Tiranë.