Në Korrik të vitit 2018 çifti i njohur i showbizit, Xhensila dhe Besi u bënë prindër për herë të parë. Tani vogëlushja Ajka është bërë e njohur nga të gjithë pasi prindërit publikojnë vazhdimisht momente pranë saj në rrjete sociale.

Çifti po i kalon më së miri këto ditë karantine duke shijuar praninë e së voglës së tyre. Së fundmi Besi ka publikuar në Instastoryn e tij një "vepër arti" që ka bërë Ajka në muret e shtëpisë.

Ajo ka zhgarravitur një pjesë të madhe të murit. "Arti absurd i Ajkës", ka shkruar Besi krahas fotos së publikuar teksa i ka bërë tag Xhensilës. Nuk dihet si ka reaguar këngëtarja por me siguri nuk i ka pëlqyer aspak.







