Këngëtarja Adelina Tahiri ishte e ftuar pasditen e sotme në emisionin "Ftesë në pesë" me Bieta Sulon. Ajo foli rreth planeve për zgjerimin e familjes dhe tregoi se është gati për një fëmijë të dytë.

Megjithatë ka një problem. Këngëtarja u shpreh se nuk e përjeton aspak mirë periudhën e shtatzënisë sepse është tip hiperaktiv dhe nuk e duron peshën e rëndë.

"Çdo ditë e flas por nuk mund ta nis. Periudha e shtatzënisë e kam shumë bezdi, e kam përjetuar shumë keq. Dua të kem direkt fëmijë, nuk e dua atë pjesën kur jam shtatzënë sepse më duket vetja shumë e rëndë, nuk mund të funksionoj. Unë jam tip hiperaktiv, nuk mund të rri shtrirë, nuk mundem të funksionoj me një peshë më të rëndë", ka treguar Adelina.
View this post on Instagram








