Zv.ministrja e shëndetësisë Mira Rakacolli ishte së fundmi e ftuar në emisionin "Byro Politike" në "ABC News". Ajo ka deklaruar se ekspertët kanë vënë re se virusi është dobësuar dhe kjo shihet dhe nga numrat e personave që gjenden të shtruar në spital.
Megjithatë Rakacolli shton se pavarësisht se pandemia është në kontroll dhe virusi është dobësuar, ajo nuk është ende në fund.
“Jemi në një kontroll shumë të mirë të epidemisë. Ne mund të themi me siguri që është e kontrolluar por nuk mund të themi se është në fund. Ekspertët tanë e kanë vënë re se virusi është dobësuar. Këtë e kanë treguar edhe numrat e personave të shtruar në spitale”, është shprehur Rakacolli.
