Nga Shqipëria / E Mërkurë 6 Maj 2020, 21:09

U infektua me Koronavirus, flet deputeti Alimadhi: Pashë raste që u ndanë nga jeta...

Nga fundi i muajit Mars, deputeti Adriatik Alimadhi u infektua me Koronavirus. Fatmirësisht ai arriti ta mposhtë sëmundjen dhe u shërua. Megjithatë deputeti vijon të mbetet në spital, për shkak të problemeve me mushkëritë.

Së fundmi Alimadhi ka dhënë një intervistë për RTV Ora, ku falenderon Zotin dhe ekipin mjekësor që i kanë shpëtuar jetën. Po ashtu ai shton se gjatë qëndrimit në spital ka parë raste që janë ndarë nga jeta.

“Aty pashë edhe raste që u ndanë nga jeta. Unë falë Zotit, falë përkushtimit të mjekëve, kontributit të tyre, reanimatorëve, sanitarëve apo infermierëve, të cilët punojnë me përkushtim dhe kanë një kulturë pune. Unë mendoj se ata më shërbyen dhe unë u ktheva në jetë”, është shprehur deputeti.